
Dy vëllezër në Tiranë janë arrestuar nga blutë e Tiranës pasi rrahën një 41-vjeçar dhe i vodhën makinën. Të arrestuarit janë identifikuar si Bledar dhe Endri Hysaj.
Sipas njoftimit të policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së një njoftimi se një person ishte dhunuar dhe i ishte vjedhur automjeti, organizuan hetime për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve.
Gjatë operacionit, u lokalizuan dhe u kapën dy vëllezërit Bledar Hysaj, 44 vjeç, dhe Endri Hysaj, 36 vjeç, banues në Tiranë, të cilët dyshohet se për motive të dobëta kanë dhunuar shtetasin I. Zh., 41 vjeç, dhe më pas i kanë marrë automjetin. Automjeti i vjedhur u gjet afër banesës së dy vëllezërve dhe u sekuestrua si provë materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa dy vëllezërit janë vënë në pranga dhe do të përballen me akuzën e “Vjedhjes me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni i koduar “Motivi”.
E dhunuan për motive të dobëta dhe më pas i morën automjetin, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas e kishin dhunuar dhe më pas i kishin marrë automjetin, kanë organizuar operacionin e koduar “Motivi”, për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i operacionit, u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit B. H., 44 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër).
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në garazhin e një pallati në Yzberisht, për motive të dobëta, kanë dhunuar shtetasin I. Zh., 41 vjeç, dhe më pas i kanë marrë automjetin atij.
Automjeti i vjedhur u gjet afër banesës së 2 vëllezërve dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.