
Teilor Tivari, 21 vjeç, është identifikuar si autori i vrasjes së Valbon Beqirit, 51 vjeçar, në qytetin e Durrësit.
Hetuesit arritën të zbardhin ngjarjen shpejt, duke u mbështetur në informacionet që erdhën nga telefoni i viktimës dhe dëshmitë e banorëve të pallatit, të cilët kishin parë persona të dyshuar që hynin dhe dilnin nga shtëpia e tij.
Viktima, Beqiri, punonte si kamarier me kohë të pjesshme në një lokal.
Policia bën me dije se nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.
Dëshmia e autorit:
Me 51-vjecarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të më përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova.
U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste.