Rastet e dhunës në familje këtë verë në Cërrik kanë qenë jo të pakta. Rasti i fundit është raportuar mëngjesin e sotëm. Marsid Musta, 38 vjeç është arrestuar nga policia e Cërrikut pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten në sy të fëmijëve të tij.

Musta rreth mesnatës sipas burimeve zyrtare pas një grindje me bashkëshorten për disa orë ka ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike, kërcënime e fyerje. Më pas ai e ka dhunuar fizikisht për disa minuta.

Megjithë ndërhyrjen e fëmijëve të mitur,dhuna ndaj bashkëshortes së tij 29 vjeçe nuk është ndalur. Ajo ka mundur ti shpëtojë burrit dhunues dhe të paraqitet në orën 02:25 në komisariatin e policisë ku ka bërë denoncim për ngjarjen.

Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e burrit dhunes dhe ndalimin e tij, ndërsa është lëshuar urdhër mbrojtje për 29 vjeçaren e dhunuar ./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu