Policia e Kosovës ka njoftuar se një serb dyshohet se është plagosur në zonën e Leposaviçit dhe më pas është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në territorin e Kosovës, ku persona të maskuar e kanë dhunuar serbin dhe më pas e kanë rrëmbyer, për ta çuar në territorin e Serbisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën kufitare për të vijuar hetimet lidhur me rastin, i cili është regjistruar në datën 1 nëntor.

“Me datën 01.11.2025, Policia e Kosovës, ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, një person (M. V.), shtetas i Republikës së Kosovës, (i nacionalitetit serb), dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe.

Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës (siç quhet pika zero -0-), në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar“, njofton policia./vizionplus.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu