Uragani Melissa ka shkaktuar katastrofë të plotë në Karaibe, duke lënë pas dhjetëra viktima, mijëra të pastrehë dhe dëme të pallogaritshme në infrastrukturë.

Xhamajkë, e goditur drejtpërdrejt nga stuhia e kategorisë 5 — një nga më të fuqishmet e regjistruara ndonjëherë në rajon — të paktën 5 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 90% e çative janë shkatërruar, sipas kryeministrit Andrew Holness. Ai përshkroi situatën si “shkatërrim total”, me spitale, shkolla dhe institucione publike të rrafshuara nga era dhe përmbytjet.

Haiti, ku Melissa shkaktoi përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu, të paktën 20 persona, mes tyre 10 fëmijë, humbën jetën. Mijëra banorë janë zhvendosur në strehime emergjente.

Mbreti Charles, në cilësinë e kreut të shtetit të Xhamajkës, u shpreh “thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar” nga pasojat e stuhisë, duke theksuar nevojën urgjente për veprim ndaj ndryshimeve klimatike.

Ndërkohë, SHBA ka dërguar një ekip emergjence në Xhamajkë për të vlerësuar nevojat e menjëhershme, ndërsa ndihma humanitare po kërkohet edhe nga Haiti dhe Bahamas.

Melissa aktualisht po lëviz drejt Bahamasit me shpejtësi erërash deri në 160 km/h, dhe pritet të arrijë Bermudën të premten si një ciklon i fuqishëm. Një nga uraganet më shkatërruese në historinë moderne të Karaibeve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu