Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, u kërkoi deputetëve opozitarë se përse nuk e përmendin raportin e DASH për pastrimin e parave, i cili në pjesën për Shqipërinë përmend aferën e privatizimit të klubit Partizani nga dhëndri i Berishës.

“Pse jeni bërë si pula të lagura, si ka mundësi që nuk e përmendni raportimin për pastrimin e parave. Nuk ju dëgjova ta citonit raportin që flet qartazi për dhëndrin e një ish-kryeministri si shembullin e pastrimit të parave që ka fituar 5 milionë euro dhe pastaj të vini këtu e të bëni nga këto skenat si një deputet që kishte marrë në shtëpi fustanin e gruas.”

Balla deklaroi se e kam kallëzuar Sali Berishën për korrupsion, prandaj i duhet të përballem dhe me baltën që vjen prej tij.

“Më ka akuzuar i pari juaj se ka bërë një kallëzim të rremë dhe se e ka marrë DASH dhe e ka sjellë si shembull, dhe po DASH thotë se Sali Berisha akuzuar për korrupsion pasi dhëndri i tij përfitoi 5 milionë dollarë.

Unë kam marrë përsipër baltën që më hidhet prej atij kallëzimi. Ky duhet të jetë një standard politik se kallëzimeve u duhet t’u vëmë emër.

Ju e thoni vetë ajo që ndodhi sot, kur kandidati për kryeministër i asaj që rahmet pastë ka mbetur nga PD del dhe thotë se e di që s’do fitojë kurrë, se do shkrijë SPAK faleminderit shumë, shyqyr që ju kemi.” deklaroi Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu