Hetimet për rastin e rëndë në Devoll kanë nxjerrë si pistë kryesore një infarkt kardiak si shkak i vdekjes së 59-vjeçarit, i cili ndërroi jetë menjëherë pasi doli nga klinika dentare ku kishte kryer një mbushje dhëmbi.

Grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit dhe ka marrë në pyetje dentistin 36-vjeçar, por deri tani nuk ka prova që lidhen me ndonjë gabim mjekësor.

Shkaku përfundimtar do të përcaktohet pas ekspertizës mjeko-ligjore, e cila pritet të sqarojë nëse vdekja ishte pasojë e një problemi të mëparshëm shëndetësor apo ndonjë komplikacioni gjatë trajtimit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu