Shqipëria po kalon në një fazë të re privatizimi, ku burimet natyrore si malet, kodrat, fushat dhe bregdeti po i ofrohen privatëve.

Tani, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka shpallur ankande për qira të detit, duke ofruar një sipërfaqe prej 401.2 hektarësh në detin Jon dhe Adriatik.

yacht hotel sarande

Arsyetimi i qeverisë është se këto sipërfaqe do të përdoren për akuakulturë dhe peshkim, por shqetësimet për ndikimin negativ që mund të ketë ky proces në ekosistemet detarë dhe turizmin janë të shumta. Shumë ekspertë dhe grupime të interesit kanë shprehur dyshime mbi mungesën e konsultimeve paraprake, duke theksuar se vendimet për dhënien e këtyre pronave janë të shpejta dhe të dyshimta.

Përveç Vlorës, gjithashtu janë planifikuar privatizime në Lezhë, ku Ministria ka shpallur një konkurrim publik për rritjen e midhjesh në një sipërfaqe prej 125 hektarësh. Projekti duhet të përfundojë brenda tre vjetëve nga nënshkrimi i kontratave përkatëse, duke i dhënë mundësi privatëve të menaxhojnë burime të rëndësishme detare./JOQ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu