Zv.Kryeministrja Belinda Balluku ishte kete te premte ne Vlore me kercenime ndaj punonjesve te Ujsjellesit te qytetit, disa rrogetare me paga mizerabel qe befas kishin fituar nje beteje dhe perfituan deri ne 150 mije euro duke i marre ne llogarite e ndermarrjes shteterore prone e Ministrise se Infrastruktures. Balluku mori persiper nje reforme me ujesjellesit e cila rrezikon te behet nje skandal qindar miliona euro njesoj i rende si ai i bllokimit te llogarive te Albkontrollit.

Po cfare ka ndodhur?

yacht hotel sarande

Pak muaj me pare avokati Durim Bajramaj, nje ish jurist i Ndermarrjes se Ujesjellesit te Vlores i hequr pa te drejte nga puna behet strumbullari i nje procesi gjyqesor qe e zhyti reformen e Ballukut me Ujesjellesat. Po si e beri nje avokat I thjeshte?

Kalimi I Ujesjellesave ne pronesi shteterore i dha mundesi juristit qe te “hakmerrej”, duke mbeshtetur ankesat e disa ish punonjesve te Ujesjellesit ai padit ndermarrjen tashme shteterore dhe kerkon qe punonjesit te marrin pagesat e munguara per vjetersi ne pune. Gjyqi fitohet edhe per paaftesi te institucioneve shteterore ne kete rast ato qe drejtohen nga numri dy i qeverise. Pas fitimit te gjyqit eksperti i pavarur ben llogaritjen dhe punonjes dhe ish punonjes te Ujesjellesit te Vlores perfituan nga 100 deri ne 150 milione leke te vjetra kompesim. Gjithesej 150 punonjes me nje fature prej 850 mije eurosh, pothuajse shkaterrim per Ujesjellesin, parate u moren me ndihmen e shoqerive te permbarimit. Dhe nuk mbaron me kaq. Zeri per kete fitore qindra milioneshe, punonjesit e ujesjellesave te tjere kane nisur te levizin. Flitet se e njejta skeme po perseritet ne Korce, punonjsit atje me vendimin e gjykates se Vlores si precedent kerkojne kompesim.

 

Po cfare beri Balluku?

Zv.kryeministrja zbriti ne Vlore dhe ne takim me punonjesit e Ujesjellesit i kercenoi ata me padi ne SPAK se perse kishin nisur nje procedure ligjore. Ne fakt ka nje vendim gjykate te cilin qeveria duhet ta rrezoje vetem nepermjet apelimit dhe kjo pas nje periudhe te gjate. Nervat e Ballukut ne Vlore ne fakt ishin qe te degjonin punonjesit ne ujesjellesat e tjere qe te ndalen dhe mos tentojne te bejne te njejten beteje gjyqesore. Balluku tha se eshte gati dosja qe do te dergohet ne SPAK per ate qe e quajti grupi i strukturuar kriminal ne Vlore

Balluku tha:

“Të gjitha dosjet janë gati. Përdorini tani ata avokatë për t’u mbrojtur, edhe ata avokatë duhet të mbrojnë veten”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Deri më tani janë 30 paditë, ndërsa po përgatiten edhe dhjetëra të tjera, teksa për të gjithë ata që kanë fituar bëhet fjalë për shifra që janë rreth 100 mln lekë të vjetra secili dhjetë herë më shumë nga shifra që i takon sipas Ballukut.

“Pretendoni që nuk të është paguar vjetërsia në punë, por nuk të mjafton kjo. Në të gjitha rastet të llogaritura nga ne shkon në 1 mln deri në 2 mln të vjetra, me shtesat që i kanë bërë paditësit ka arritur në 100 mln të vjetra, është marrë në gjykatë për një punonjës.  Nga gjykata kanë marrë edhe 14 mijë lek në muaj për diplomën e nivelit të lartë, që në fakt VKM parashikon vetëm për ata me DAP.  Këtë e dinë shumë mirë ata që kanë bërë skemën, deri te gjyqtari. Me kod pune shumica e atyre që kanë paditur e kanë çështjen të parashkruar se kanë dalë në pension prej vitesh”, vijoi ai. 

Vartësve i tha se është vërtetuar se bëhet fjalë për një skemë të mirëfilltë, e ngjizur nga disa duar, e mbrojtur nga disa duart, me shkelje ligjore, duke përmendur edhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore që në shkallë të parë.   Duke përmendur edhe juristët e institucionit të cilët sipas saj paralelisht me gjoja mbrojtjen e UKV ishin pjesë e skemës, kërcënimin e kishte të drejtëpërdrejtë.

“Secili prej jush që i ka hyrë kësaj skemë, i keni hyrë detit në këmbë. Do përgjigjeni të gjithë, do të ktheheni në shembull se çfarë ndodh kur ka grup të strukturuar. Ky është grup i strukturuar, i cili ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz shqiptar dhe në kurriz të popullit të Vlorës…. S’ka ardhur njeri t’ju thotë të rrini apo të ikni nga puna, atë e dini vetë. E dini mirë kush ka shkelur ligjin”, kërcënoi ministrja. 

Më shumë se 30 punonjës  të ujësjellësit Vlorë kanë paditur shoqërinë rajonale ujësjellës kanalizime lidhur pasi thonë se për vite u është mohuar marrja e vjetërsisë së punës dhe jo vetëm. Gjyjkata ka vendosur që ujësjellesi Vlorë duhet të paguajë punonjësve: 1-Vjetersine e punës, 2- shumën e kamatëvonesave që rrjedhin nga shtesa për vjetërsinë e pagës bazë. 3- T’u paguaje vlerën e kompensimit ushqimor. 4- T’u paguajë kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. 5- Tatimet mbi të ardhurat personale mbi shtesën 2% të pagës se papaguar nga vjetërsia në punë, në favor të sigurimeve shoqërore Vlorë dhe Drejtorisë së Tatimeve 6- Të paguaje pagën e grupit të pa përfituar në vlerën 14 mijë lekë mbi të cilën kane llogaritur 2% të vjetërsisë në pune për çdo vit por jo më shumë se 25 vite pune.  Vlera që ujësjellës kanalizime Vlorë duhet t’u paguaje punonjësve shkon deri në 100 milion lekë të vjetra për çdo punonjës, vlerë kjo e llogaritur në baze të vjetërsisë apo edhe pozicionit ne pune. Edhe pse janë kryer një sërë takimesh për të gjetur një zgjidhje punonjësit nuk tërhiqen duke kërkuar gjithçka ju takon edhe ne baze të kontratës kolektive të punes.

“Mua në Vlorë më pëlqen të vij për punë të mira zakonisht meqë është një nga zonat ku qeveria ka investuar më shumë dhe ju jeni të qartë për këtë.  …Nuk kam kurrë dëshirë të vij në Vlorë për të tërhequr vëmendjen apo zbuluar skema korruptive të cilat shkojnë në llogari e kurriz të qytetarëve të Vlorës.

Do të kuptoja paaftësinë e drejtuesve, keqmenaxhimin, se njerëz jeni e nuk ia dilni, por që të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorës të jemi sot në rrisk që të mos kemi mundësi të ofrohet shërbimi ashtu sic duhet sepse një grup një dorë njerëzish këtu ka vendosur të marrë paratë e kompanisë dhe të keqpërdorë për qëllimet e veta kjo është gjithcka që ju duhet ta dini. Kjo nuk është një cëshje që do të ngelet në sirtaret e ministrisë, por do të ndiqet penalisht për të gjithë aktorët e përfshirë, pa përjashtuar këtu askënd, nga dizenjuesi I skemës korruptive deri tek ekzekutuesit më të lartë të kësaj skeme. Kjo është detyra ime personale e stafit tim të ministrisë e do i shkohet deri në fund. Mendova të vija tju thoja vetë që të mos e keni surprizë. E ata që kanë bërë të marrin masa e meqë avokatët i keni, e i keni përdorur për skemën korruptive përdorini për tu mbrojtur tek skena korruptive.”, deklaroi Balluku.

Ajo paralajmëroi se dosja e shkeljeve në këtë ndërmarrje është përgatitur me të gjitha detajet.

“Kjo histori do të bëhet publike. Kemi dy muaj, që i kemi shkuar deri në rrënjën e fundit aty ku është ngjizur kjo skemë. Kemi dy muaj që punojmë për secilën dosje. Si ka funksionuar, si është ngjizur, kush janë aktorët që e kanë ngritur, kush janë përfituesit e skemës, si ndahen paratë e gjithcka. Po ju informoj se dosjet janë gati. Avokatët që keni përdorur për të marrë lekët popullit të Vlorës përdorini që tju mbrojnë ju e veten e vet ata avokatë. Që këtu juristët e ujësjellës kanalizimit për vetë faktin që nuk kanë mbrojtur cështjen e kanë cuar kompaninë në gjyq. Njëri prej juristëve e ka mbyllur cështjen dhe ka marrë paratë. Këtu është futur përmbaruesi që në shkallë të parë. Ata që duhej të mbronin shtetin nga ky ekspozim, ata që shkonin në gjyq gjasmë për të mbrojtur UKV-në kishin hedhur në gjyq madje kanë fituar paratë. 

Balluku shtoi se të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë zhvatëse “i kanë hyrë detit në këmbë”.

Sepse për cudi të madhe këtu është futur përmbaruesi që në shkallë të parë. Vetë juristët e Ujësjellës Kanalizimeve të Vlorës. Ndërkohë që shkonin në gjyq gjasmë për të mbrojtur UKV-në e kishin hedhur në gjyq

Kush është ky jurist, që punon për një ndërmarrje, bën sikur e mbron por nga ana tjetër ndjek të njëjtën skemë korruptive si paditësit e tjerë. Nuk e di kush e ka pasur këtë siguri që shteti do të flinte gjumë dhe ju do të vijonit dhe mjeshtri do ju conte mjeshtri I parë që bëri zbulimin do ju conte një për një po tek I  njëjti grup. Aty ku shkruhej, dërgohej kallëzimi e përmbaruesi merrte paratë.

Keni dëgjuar ndonjë herë të kërkosh të marrësh vjetërsinë në punë e të kërkosh fitimin e munguar. E perceptoni juridikisht si parim?! Ti çon shteti në gjyq sepse pretendon se nuk është paguar vjetërsia në punë 2%. Por kjo nuk të mjafton pasi të kanë mësuar që duhet ta trajtosh si biznes. Pra vjetërsia në punë e përllogaritur nga ne shkon nga 100 – 200 mijë të reja, me shtesat që i kanë bërë paditësit ka arritur në 100 milionë të vjetra. Dmth për vështirësinë  në punë ekuivalente të përllogaritur nga ne 1 mln të vjetra në gjykatë i është marrë kësaj sha-je (UKV), 100 milionë për një punonjës.

E dini si është marrë? Është marrë sepse ka detyrim i padituri ti paguajë palës paditëse shtesën në pagë për vjetërsi pune në masën 2% në vit. Detyrimin e të paditurit të paguajë palës paditëse kontributin për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe TVSh mbi shtesën e pagës së papaguar. Detyrimin e të paditurit ti paguajë palës paditëse fitimin e munguar dhe kamatvonesat për vlerat e papaguara të shtesës në pagë për vjetërsi në punë. Detyrimin e të paditurit ti paguajë shtesën që rrjedh nga paga e grupit të diplomës së shkollës së lartë prej 14 mijë lekë në muaj. Në shkelje të plotë pasi sha-të nuk përfshihen nëë VKM që përkufizon qartë se bëhet fjalë për punonjësit me DAPK. Duke nisur nga paditës, avokati apo dhe gjyqtari nuk është vënë re. Sic nuk është vënë re se është parashkruar se me kod pune shumica e atyre që kanë paditur e kanë cështjen të parashkruar se kanë dalë në pension prej vitesh, e vetëm tre vite parashikohet me kod pune.

I keni  hyrë detit në këmbë. Secili prej jush që ka marrë pjesë në këtë skemë korruptive I ka hyrë detit në këmbë. I ka rënë në qafë popullit të Vlorës, taksapaguesve e do të përgjigjeni një për një të gjithë. Vlora do të bëhet shembull. Ashtu sic po ktheheni në shembull të keq për ndërmarrjet e tjera do të ktheheni në shembullin se cfarë ndodh kur ka grup të strukturuar.  Ky është grup I strukturuar besoj e kuptoni . Ky është grup i strukturuar që ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz të shqiptarëve dhe në kurriz të popullit të Vlorës. Sot UKV është në risk për të mos ofruar dot shërbime në kulm të sezonit, sepse ca patën dëshirë e qejf të bënin ca para dhe menduan se zbuluan skemën e shekullit.

Ne nuk ndërhyjmë kurrë në punët e drejtësisë por nuk lëmë gjë pa çuar në dyert e drejtësisë. Mos aludoni se ardhja ime këtu është për të tërhequr vëmendjen. Unë punët i nis dhe i bitis. E kam bërë punën paraprake dhe është thjesht për tu zyrtarizuar. Nuk ka ardhur njeri tju kërcënojë të ikni apo të rrini në punë. Atë e dini vetë. Do të keni kohë plot të merreni dhe me drejtësinë e gjërat e tjera. E dini ju kush do të ikë e kush do të rrijë. Kush ka shkelur ligjin. Kush është bërë pjesë e këtij grupi të strukturuar. Pensionistët e UKV-së që dolën në pension po menduan që ka ardhur koha të vjedhin ca lekë nga UKV. Është llogari që e keni bërë gabim. Nuk e di pse kovën që e mbushni me qumësht ia fusni shkelmin. Kjo skemë është bërë virale dhe shqetësuese.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu