Pas disa tentativash për ta marrë në pyetje, Julian Gjoshi, 26-vjeçari që vrau Alfred Dedjan ka folur për hetuesit e policisë.
Sipas deklaratave që janë marrë, Julian Gjoshi ka thënë se e ka kryer vrasjen pasi Alfredi e ofendonte tek persona të tretë.
Sipas tij, ai gjatë kohës kur kanë qënë shokë e ka ndihmuar Alfredin dhe nuk e priste nga ai që ta shante pas krahëve.
Për sa i përket armës së krimit, 26-vjeçari ka deklaruar se pasi ka kryer vrasjen, e ka hedhur nga xhami i makinës në Ndroq, jo shumë larg nga vendi i ngjarjes.
“Fredi më shante, më shante mua nëpër tavolina. Mua ma thanë të tjerë këtë gjë, e mora vesh që më ofendonte dhe më ulte në syte e të tjerëve. Unë e kam mbajt me bukë atë e kam pas shok, ai më shante pas krahëve. Erdha tek lokali, aty e pashë, nuk durova dot më. Sapo e pashë e vrava. Pasi e vrava, armën e kam hedhur ne një kanal jo shumë larg nga vendi i ngjarjes”, tha ai./abclajme