Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj u shpallën në kërkim nga SPAK, ndërsa akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, për vrasjen e Klodian Saliut në 2005, si dhe për vrasjen e Vajdim Lamajt, e kryer po në vitin 2005.
Por si çdo kriminel tjetër që strehohet në Emiratet e Bashkuara Arabe e cila për shkak të një mungese marrëveshjeje ekstradimi është shndërruar në “parajsë” kriminelesh nga Shqipëria, edhe ata morën epitetin “çunat e Dubait”.
Por sot të shumtë qenë ata që u habitën kur policia shfaqi pamjet e tyre duke zbritur nga Charter-i në Rinas pak orë pasi ishte hapur edhe lajmi se një prej kriminelëve të tjerë Durim Bami ishte liruar në Emirate.
Hipotezat ishin të shumta. Dikush e shiti si suksesin e fundëm të ish ministrit të brendshëm Balla sa ishte në këtë detyrë, por asnjë variant nuk ishte aq bindës sa ky që mëson ”Albania live news”.
Dy të shumëkërkuarit u ekstraduan sepse kaluan vijën e kuqe. Kërcënuan miliarderin arab Mohammad Alabbar, investitorin strategjik të Durrës Marina në Shqipëri.
Sheiku i Ramës me Emmar Group ka nëshkruar një marrëveshje me qeverinë shqiptare, prej 2.5 miliardë dollarë,për të ndërtuar “Durres Yachts and Marina” e cila tashmë është në ndërtim.
Dyshohet se pikërisht në Portin e Jahteve kanë kërkuar pjesë edhe dy të shumëkërkuarit, për llogari të nuk dihet se kujt.
Shqipëria e kishte çuar shume kohë më parë kërkesën për ekstradim të dy kriminelevë të njohur që kanë gisht në shumë vrasje por vetëm kur prekën Alabbarin fluturuan direkt për Tiranë.
Dy ekstradimet janë te rralla për llojin e vet. Dubai eshte strehë e sigurt për kriminelët me kushtin që mos bëjnë krime atje, por të fortëve të Shqiperisë nuk ju del vesi dhe ne mungesë të armëve përdorin edhe thika e pirunj në përleshjet mes tyre që në fund u kushtojnë edhe me dëbim./ALBANIALIVENEWS.COM