
FSHF hapi sot aplikimet për të siguruar bileta në ndeshjen Shqipëri-Serbi. Të gjithë sytë do të jenë te “Arena Kombëtare”, më 7 qershor ku do të luhet raundi i tretë në grupin K për kualifikueset e Botërorit.
Çmimet e biletave variojnë nga 2 mijë lekë të reja në 50 mijë lekë. Aplikimet do të qëndrojnë hapur deri më 30 maj.
Më pas FSHF ka njoftuar do të zhvillohet një përzgjedhje përmes shortit elektronik. Dhe nga data 30 maj deri më 2 qershor, do të jetë mundësia për të blerë biletën në rast përzgjedhjeje.
Çmimet e biletave: 2000 lekë, 3000 lekë, 9000 lekë, 15000 lekë, 25000 lekë, 40000 lekë, 50000 lekë.
PANORAMASPORT.AL