
Akademia Politike hapi dyert për 39 deputetët e rinj të Partisë Socialiste.
Ky edicion i posaçëm nuk është thjesht një trajnim, por një hapësirë reflektimi për të kuptuar më thellë të qënurin përfaqësues i qytetarëve në një demokraci funksionale.
Me një leksion hyrës nga Kryeministri Edi Rama, u theksua se mandati nuk është një dekoratë, por një përgjegjësi e përditshme për të qenë i vlefshëm dhe i dobishëm për ata që të kanë besuar përfaqësimin.
Ky është vetëm fillimi i një rruge që synon të forcojë përmbajtjen, lidershipin dhe etikën në jetën parlamentare.