Për gati 2 orë deputetët e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë protestuan duke bllokuar qarkullimin në 5 kryqëzime kryesore të Tiranës, së bashku me një grup militantësh, në vazhdën e aksionit të mosbindjes civile.
Protesta u shoqërua me përplasje dhe tensione të deputetëve me policinë tek Bashkia, sheshi Willson, Rruga e Elbasanit e Pallati me Shigjeta.
Tek ‘Rruga e Elbasanit’, Flamur Noka ka goditur me grushta e shkelma policinë. Ndërsa Bylykbashi kërcënoi efektivët me kallëzim penal.
View this post on Instagram