Këtë të enjte opozita e nisi aksionin e saj rreth 1 orë e 30 minuta para fillimit së seancës parlamentare. Skenari i i demokratëve ishte bllokimi i hyrjeve të godinës së Kuvendit për të mos lejuar deputetët socialistë të futen në sallën e seancave.

yacht hotel sarande

Përplasja e parë ishte me Gardën e cila nuk lejoi që 24 deputetët e përjashtuar nga punimet e Kuvendit të futeshin brenda.

Debatet u intensifikuan me ardhjen e deputetëve socialistë në derën kryesore të Kuvendit.

Në kushtet e bllokimit të derës kryesore socialistët përdorën dy dyer të tjera që ndodhen në anën e djathtë të godinës së Kuvendit.

Por, edhe aty u përplasën me grupin tjetër të deputetëve demokratë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka nuk i kurseu akuzat dhe fyerjet ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi.

Nuk munguan edhe përplasjet fizike me gardën edhe në derën dytësore e Kuvendit.

Ardhja e automjetit të kryeparlamentares, Elisa Spiropali përballë grupit të deputetëve demokratë shpërqendroi një moment aksionin.

Duke shfrytëzuar mungesën e vëmendjes së deputetëve të opozitës, socialistët përdorën një tjetër derë të godinës për t’u futur brenda sallës së Parlamentit. Pas kësaj manovre, Noka vijoi akuzat kundër mazhorancës.

Në shenjë proteste demokratët dogjën para Kuvendit katër manekinë të cilëve u ishte vendosur fotoja e Edi Ramës dhe vëllait të tij Olsi Rama dhe fotot e Fatmir Xhafës dhe vëllait të tij Geron Xhafa.

Pavarësisht se demokratët dështuan të futeshin në sallë, seanca parlamentare zgjati vetëm pak minuta, duke miratuar një marrëveshje me Gjermaninë për përballimin e ndryshimeve klimatike.

Aksioni i opozitës u dënua nga deputeti Erion Braçe dhe ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Kryeparlamentarja Spiropali reagoi pas aksionit të opozitës duke falenderuar punonjësit e Gardës të cilët nuk lejuan që deputetët e përjashtuar të PD të futeshin në Parlament.

Pas aksionit opozitar në oborrin e Parlamentit mbërritën ekspertët e policisë, pikërisht në vendin ku u dogjën manekinat për të mbledhur prova.

Klan News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu