Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë periudhës 29 nëntor – 11 dhjetor 2024, sistemi europian i sigurisë ushqimore RASFF ka raportuar tre raste të ndotjes me mbetje të pesticideve Chlorpyrifos dhe Phosmet në ngarkesa mandarinash me origjinë nga Shqipëria.

Ai njofton se këto substanca janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe të ndaluara në Bashkimin Europian për shkak të dëmeve të tyre afatgjata. Resuli shprehet se Ministria e Bujqësisë fsheh rastin dhe nuk ka publikuar asnjë njoftim për qytetarët, pasi sipas tij zëvendësministri Dhimo Kote është një nga tregtarët kryesor të mandarinave. Ai kërkon të merren masa të menjëhershme dhe të bëhet transparencë publike lidhur me çështjen.

yacht hotel sarande

POSTIMI I PLOTË:

SKANDAL ME MANDARINAT NGA SHQIPËRIA: MBETJE PESTICIDESH TË NDALUARA NË BE,MINISTRIA FSHEH RASTIN

Gjatë periudhës 29 nëntor – 11 dhjetor 2024, sistemi europian i sigurisë ushqimore RASFF ka raportuar tre raste të ndotjes me mbetje të pesticideve Chlorpyrifos dhe Phosmet në ngarkesa mandarinash me origjinë nga Shqipëria. Këto substanca janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe të ndaluara në Bashkimin Europian për shkak të dëmeve të tyre afatgjata. Por Ministria e bujqesise fsheh rastin dhe nuk publikon anje njoftim per qytetaret pasi Zv.Ministri Dhimo Kote eshte nje nga tregtaret kryesor të mandarinave .

DETAJET NGA RAPORTET RASFF:

1. 29 nëntor 2024 – Chlorpyrifos në mandarina. Ngarkesa është zbuluar në Kroaci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu