Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 3 vite burg ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të kryejë vetëm 2 vite dënim.

Sipas hetimeve të SPAK, Çyrbja akuzohej për shpërdorim të të dhënave sekrete dhe korrupsion aktiv në zgjedhje, në bashkëpunim me Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Në dosje thuhet se ish-deputeti ka përdorur funksionin e tij publik për të ndikuar tek policia dhe prokuroria, në këmbim të mbështetjes elektorale.

Nga analiza e komunikimeve të kryera përmes platformave të enkriptuara “SkyEcc” dhe “Matrix”, është provuar se Çyrbja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me persona të shpallur në kërkim, duke shpërndarë informacione mbi operacionet policore dhe planet për kapjen e tyre. SPAK ka sqaruar se informacionet e siguruara përmes sistemit TIMS u janë transmetuar personave të kërkuar, duke i ndihmuar t’i shpëtonin arrestimit.

Altin Hajri akuzohet për korrupsion pasiv në zgjedhje dhe tregim të sekretit shtetëror, ndërsa Ahmet Masha për bashkëpunim në të njëjtat episode.

Hetimet për këtë çështje u finalizuan më 15 korrik 2025, dhe çështja tashmë ka marrë vendim në GJKKO. Ndërkohë, SPAK ka hapur një procedim të ri për identifikimin e funksionarëve publikë që kanë nxjerrë sekretet shtetërore, pasi dyshohet se ka të tjerë të përfshirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu