Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, dënoi të hënën me 2 vjet e 8 muaj burgim ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, i cili përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Ai u gjet fajtor për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, në dy raste.

yacht hotel sarande

I pari lidhet me procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh si dhe me plotësimin e dokumentacionit deri në regjistrimin e pasurisë. Zbardhja e lejes së ndërtimit sipas Prokurorisë është bërë tre vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar, duke hartuar më pas në mënyrë fiktive dokumentacionin e kërkuar.

Rasti i dytë lidhet me procedurën e një tenderi për projektin e një shëtitoreje përgjatë bregdetit, me një fond prej 21 milionë lekësh. Sipas hetimit, përllogaritja e fondit limit është bërë në mënyrë të gabuar, duke nxjerrë një vlerë disa herë më të lartë, dhe se nuk janë marrë masa për të korrigjuar gabimin, ndonëse ai ishte vënë në dukje nga aktet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Vendimi i Gjykatës, i cili parashikon dhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5 vjeçare, ishte në linjë me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa avokati mbrojtës i ish kryebashkiakut kishte kërkuar që ai të shpallej i pafajshëm, ose në rast të dënimit, vendimi të pezullohej.

I arrestuar në qershor të vitit 2023, zoti Dako ndodhet në arrest shtëpie që prej muajit shkurt të këtij viti, pasi Gjykata konstatoi se afatet e paraburgimit gjatë hetimeve paraprake kishin përfunduar, duke urdhëruar për pasojë, lirimin e tij. Çështja ndaj tij kaloi për gjykim në muajin prill.

Ndonëse u gjetën fajtorë për “Falsifikim të vulave, stampave e formularëve”, dhe u dënuan me dy vjet burgim, në bazë të gjykimit të shkurtuar, për tre personat e tjerë të përfshirë, sipërmarrësin, njëkohësisht administratori i kompanisë ndërtuese Fiqiri Farruku, si dhe dy inxhinjerët, njëri topograf dhe një tjetër i cili ka kryer koaludimin e ndërtesës, gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosjen e tyre në provë.

Zoti Dako, i cili ka drejtuar qytetin e Durrësit për tre mandate, ka qenë një nga ish eksponentët e Partisë socialiste, Në vitin 2019 ai u bë personi i tretë nga Shqipëria ndaj të cilit Departamenti amerikan i Shtetit vendosi ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara, për të dhe familjen e tij pasi u konsiderua se ishte i përfshirë në korrupsion madhor./voa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu