Ministreja e së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,Anila Denaj ka mbajtur një takimin me fermerët e Qarkut Tiranë, të cilëve u ka prezantuar Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
Në takim merrnin pjesë dhe Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ministreja e Arsimit Ogerta Manastirliu, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj si dhe deputetët e qarkut. Skema me një fond 1,5 miliardë lekë ka në fokus zgjerimin dhe modernizimin e veprimtarive të fermerëve dhe blegtorëve, për të rritur prodhimin e produkteve shqiptare dhe eksportin e tyre në tregjet lokale.

yacht hotel sarande

Fjala e Ministres Denaj ne takimin me fermeret e Qarkut Tirane, ne prezantimin e Skemes Kombetare te Investimeve ne Bujqesi:

Jemi këtu sot për të prezantuar në qarkun e Tiranës për të gjithë fermerët një mundësi, të cilën do të thoja e kemi bërë së bashku.
Mbështetja e plotë për investime që ka ferma shqitare.
Vijmë nga një vit, i cili ka lancuar, ka implementuar skemën e subvencioneve të drejtëpërdrejta, një fond i qeverisë, i cili shkon për vit për të ulur kostot e fermerit, por aktualisht jemi duke dhënë informacion për skemën e investimeve në bujqësi, e cila synon rritjen dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në fermat bujqësore dhe blegtorale. E gjithashtu, në modernizimin e fermave tona për të rritur rendimentin, por njëkohësisht për të ulur dhe koston e po ashtu për të eleminuar disa nga problematikat në disa zona të Shqipërisë e pse jo ndoshta edhe në Tiranë, të parandalojmë situatat që kushtet klimatike, ato që vitet e shkuara na kanë ekspozuar ndaj breshërit, të humbjes së produkteve në zonat e lindjes dhe jugut të Shqipërisë. E për këtë kemi vendosur në fokus edhe një investim në atë që është rrjetat antibreshër. Sigurisht, akuakultura do vullnet e ne kemi sot mundësi të flasim dhe për këtë edhe pse ndoshta në qarkun e Tiranës mbase interesi do të jetë i munguar, por jemi duke folur për një investim në të gjithë Shqipërinë nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Një mundësi që qeveria shqiptare me një fond prej 15 mln eurosh e bëri të mundur me Aktin Normativ më të fund.
Dua absolutisht të jem sot për të dhënë përgjigje të gjithë pyetjeve tuaja, sepse besoj se ky do të jetë formati më i mirë për të zgjidhur të gjithë problematikat që do të ketë secili nga ju në aplikimin, i cili fillon sot për ata që nuk e kanë filluar aplikimin edhe pse për të gjithë ka filluar në datën 30 shtator. Por duhet ta mbajmë parasysh një datë, që është data 8 nëntor, e cila është data finale e mbylljes së aplikimit. Për sa i takon masave dhe disa proceseve proceduriale, që secili nga ju duhet të informohet edhe në detaje nëpërmjet strukturave të AZHBR-së. Unë do të doja të ftoja drejtoreshën e AZHBR-së të na japi një panoramë të përgjithshme dhe pastaj të marrim komentet, vërejtjet, por njëkohësisht propozimet tuaja se si t’a implementojmë në qarkun e Tiranës dhe këtu edhe deputetët dhe drejtuesit politikë të na japin një nxitje se si t’a implementojmë me sukses, sepse është një mundësi për të zhvilluar fermën në çdo nevojë që keni ju sot për t’a rritur, finalizuar dhe modernizuar atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu