Në liqenin e Prespës, janë hedhur 620,000 rasate krapi autokton.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vuri në dukje se hedhja e rasatit të peshkut po jep rezultate në ripasurimin dhe ripopullimin e krapit që konsiderohet pasuri natyrore.
Denaj theksoi se, kjo periudhë e hedhjes së rasatit të peshkut korrespondon edhe me periudhën e shtimit natyral dhe vjen në zbatim të menaxhimit të qëndrueshëm të peshkimit dhe në kuadër të zbatimit të programit të ripopullimit të kategorive ujore me specie autoktone.
Sipas saj, në Liqenin e Prespës ka nisur procesi i lëshimit të rasatit të krapit autokton i prodhuar dhe rritur në ekonominë e rritjes dhe prodhimit të rasatit të krapit në Zvezdë të Korçës.
“Pasurimi i liqenit me rasatet e peshkut është një vlerë e shtuar në rritjen e numrit të stokut të species së krapit”, tha Denaj./atsh
View this post on Instagram