Demokratët arritën një fitore të gjerë në zgjedhjet e së martës në SHBA, duke siguruar poste kyçe nga Virginia në Kaliforni dhe duke treguar një valë të qartë pakënaqësie ndaj presidentit Donald Trump, gati një vit pas fillimit të mandatit të tij të dytë.

Virxhinia, ish-kongresistja Abigail Spanberger, me prirje të moderuara, arriti rezultatin më të mirë për demokratët në historinë e fundit të shtetit, duke fituar garën për guvernatore dhe u bë gruaja e parë në historinë e shtetit që mban këtë post.

Nju Xhersi, demokratja Mikie Sherrill mundi republikanin Jack Ciattarelli, pavarësisht mbështetjes së hapur që ky i fundit mori nga Trump, duke reflektuar një valë të fortë votash kundër presidentit.

Ndërkohë, në Nju Jork, socialisti demokrat Zohran Mamdani mposhti për herë të dytë ish-guvernatorin Andrew Cuomo — fillimisht në zgjedhjet paraprake dhe më pas në ato të përgjithshme, ku Cuomo kandidoi si i pavarur me mbështetjen e Trump-it. Fitore që e vendos Mamdanin si figurë të re të krahut progresist të demokratëve.

Kaliforni, guvernatori Gavin Newsom fitoi një referendum të rëndësishëm duke i dhënë demokratëve pesë zona të reja elektorale të favorshme për zgjedhjet e ardhshme të Dhomës së Përfaqësuesve — një manovër që shihet si kundërpërgjigje ndaj lëvizjeve të ngjashme të republikanëve në Teksas.

Pensilvani, gjyqtarët demokratë të Gjykatës së Lartë të shtetit fituan mandatet e reja, duke ruajtur shumicën e partisë në një shtet vendimtar për zgjedhjet presidenciale të ardhshme.

Zgjedhjet e së martës treguan se demokratët, pavarësisht dallimeve të brendshme ideologjike, fituan terren duke u fokusuar në çështjet ekonomike dhe duke kritikuar ashpër administratën Trump.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu