Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla rikujtoi se procesi i regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit 2025, për votuesit shqiptarë jashtë vendit nis në 11 janar. Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ ose nëpërmjet faqes www.kqz.gov.al