
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të rindërtohen falas shtëpitë e dëmtuara nga zjarret si dhe do të kompensohen bagëtitë e humbura.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se “kujt humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas dhe kujt humbi krerët do t’ia rifinancojmë një më një”.
“Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve.
Sherr me thi*a në Korçë, një person në gjendje kritike
Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare”, tha Rama.
Më pas, theksoi Rama, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës.
“Pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile”, informoi Rama.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri të ditur se 207 shtëpi janë dëmtuar nga zjarret që përfshinë disa zona të vendit, nga të cilat 40 familje deri tani kanë humbur shtëpinë plotësisht.
Rama premtoi kompensim të dëmeve. “Dua t’i siguroj të gjithë, qoftë familjet që kanë humbur shtëpinë plotësisht apo kanë pësuar dëmtime në shtëpinë e tyre nga zjarri, po bëjmë sipas protokollit të situatës edhe me autoritetet përkatëse inventarizimin e plotë të këtyre dëmeve dhe pa diskutim, siç ka ndodhur në të shkuarën, do të ndodhë përsëri”, tha Rama./Oranews