
Kryeministri Edi Rama në një komunikim të zhvilluar ‘online’ në Facebook foli për situatën e zjarreve në vend.
Ai tha se shteti do të jetë pranë qytetarëve dhe se do të marrin dëmshpërblime për krerët e humbur do kompensohen një për një.
“Jam këtu për të ndarë me ju disa përshtypje dhe disa të dhëna lidhur me 48-72 orët e fundit tejet të vështira për shkak të zjarreve.
Janë 207 shtëpi të prekura nga zjarri, 40 prej të cilave e kanë humbur shtëpinë plotësisht. Ne po bëjmë sipas protokollit situatës inventarizimin e plotë dhe padiskutim siç ka ndodhur në të shkuarën, askush nuk do mbetet pa e parë në krahë shtetin për t’u rikthyer në shtëpi më të fortë.
Do jenë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur. Do të kompensohen një për një. Dua edhe njëherë të shpreh mirënjohjen dhe respektin përulësisht të gjithave forcave të angazhuara në terren”-tha Rama./tema