Armando Broja edhe në ditët e tij jo të mira, për të mos thënë më të këqija të karrierës, është një personazh që mbetet në qendër të vëmendjes.

Në këtë përballje me Anglinë, ai ishte pika e diskutimit edhe për gazetarët anglezë duke qenë një lojtar i Premier League. Sulmuesi i Burnley u aktivizua vetëm në minutën e 75-të në ndeshjen ndaj 3 Luanëve ku në ato minuta që u aktivizua, u duk shumë i motivuar, për të bërë një figurë të mirë. Por me sa duket gjendja e tij psikologjike, për momentin, nuk është më e mira dhe është ajo që ndoshta po i kthehet në pengesë.

Si për të konfirmuar momentin e keq të tij, Broja nuk arrin as ta mbyllë ndeshjen, pëson një dëmtim që e nxjerr nga fusha me barrelë dhe me ankthin se cili do të ishte problemi i tij i ri fizik.

Mesohet se për fatin e mirë, nuk do të ketë asgjë për t’u shqetësuar, pasi kontrollet e mëtejshme ndaj tij konfirmojnë për një ndrydhje të kaviljes, që do ta mbajë atë vetëm pak ditë jashtë fushe. Po sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për një dëmtim që rikuperohet brenda 4-5 ditësh. Kështu që, Broja do të mund të jetë në dispozicion të trajnerit të Burnley-t shumë shpejt për të vazhduar sezonin normalisht./Tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu