Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga stërvitja e Forcave të Armatosura në “Defender 25”.

Rama shprehet se kjo është stërvitja ndër më të mëdhatë ndërkombëtare dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë, që zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

“MIRËMËNGJES dhe me Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen “Defender 25”, stërvitja ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë, që zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s ju uroj një fundjavë të mbarë”, shprehet Rama.

Kujtojmë se stërvitja “Defender” ka si qëllim forcimin e aftësive të forcave të NATO-s./klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu