Policia ka iniciuar rast për veprat penale “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “detyrim” në Deçan.

yacht hotel sarande

Në raportin 24-orësh të PK-së thuhet se në fshatin Lebushë nipi ka vjedhur në shtëpinë e gjyshes së tij 9,000 euro dhe 4,000 euro prej tyre ia ka dhënë dy të miturve të tjerë për t’i blerë dy pistoleta.

Policia ka konfiskuar armët, ndërsa pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se i dyshuari i mitur mashkull kosovar, ka vjedhur në shtëpinë e gjyshes së tij 9000 euro para të gatshme. 4000 euro nga parat e vjedhura i dyshuari ia kishte dhënë dy të dyshuarve të mitur meshkuj kosovarë për t’i blerë dy armë-pistoletë dhe dy karikatorë me nga dy fishekë. Armët e lartcekura janë konfiskuar. Ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, njoftoi PK./koha ditore

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu