Ndeshjet e sotme në javën e dytë të kampionatit iranian të futbollit, kanë parë të pranishëm edhe dy afrimet e fundit atje nga kampionati shqiptar, Jasir Asanin dhe Regi Lushkjen. Asani iu bashkua klubit të Esteghlal, ndërsa Lushkja u transferua nga Egnatia në radhët e klubit të Traktor.

Të dy i nisën ndeshjet nga pankina, por vetëm Asani ishte ai i cili shijoi që sot debutimin e tij në kampionatin iranian. Esteghlal luante në shtëpi ndaj Zob Ahan dhe ishte në disavantazh 1-3 kur trajneri hodhi në fushë sulmuesin shqiptar në fillimin e pjesës së dytë.

Në këtë fraksion loje, vendasit dominuan plotësisht dhe pasi shkurtuan fillimisht diferencën me një aksion që nisi pikërisht nga Asani në të djathtën (VIDEO), kërkuan me ngulm golin e barazimit që e gjetën në minutën e 4-t shtesë, duke sigluar në fund një barazim 3-0.

Po në barazim u mbyll edhe ndeshja e Traktor në transfertë ndaj Mes Rafsanjan, me Lushkjen i cili nuk u hodh në fushë për të bërë debutimin e tij me këtë skuadër./PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu