Agjencia amerikane e emigrimit dhe doganave, e njohur si ICE, ka reaguar pas ekstradimit të një oficeri shqiptar në Shqipëri.

Në një njoftim zyrtar thuhet se ICE dëboi Fatbardh Lalën, i cili kërkohej në Shqipëri për mashtrim dhe ryshfet.

Po ashtu ICE thekson se Lala kishte hyrë në mënyrë të ligjshme në SHBA më 10 maj të vitit 2023 në aeroportin në Çikagos, edhe pse kërkohej me urdhër-arresti nga Shqipëria.

Ai u arrestua kur iu refuzua hyrja në Kanada më 23 tetor 2024, pasi u zbulua se kishte një urdhër arresti ndaj tij.

“Ne zbuluam se Lala kërkohej për ryshfet dhe mashtrim, të cilat janë akuza të rënda, dhe ai tani mund të mbahet përgjegjës për ato krime,” tha drejtori i ICE në Detroit, Robert Lynch. “ICE mbetet e përkushtuar për dëbimin e të arratisurve të huaj, pavarësisht nga kombësia, në mënyrë që ata të përballen me drejtësinë në vendet e tyre.”

Ish-oficeri i policisë gjyqësore, Lala akuzohet se ka kryer korrupsion dhe ka zbuluar të dhëna që përbëjnë sekret kundrejt ryshfetit. Ai ka marrë 50 mijë lekë të reja për të ndërhyrë tek prokurori dhe gjyqtari me qëllim shmangien e dënimit të Ermir Llagaçit. /SYRI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu