Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar debat parlamentar për bisedën në mes Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqit, i akuzuar për sulmin në Banjskë.

Kjo kërkesë nuk ka kaluar gjatë votimit në Kuvend.

yacht hotel sarande

Opozita e ka cilësuar tradhti kombëtare, siç thanë ata koordinimin e pushtetit me Radoiçiqin, shkruan gazeta online

PDK kërkon debat parlamentar për “koordinimin” e shefes së grupit parlamentar të VV-së me Radoiçiqin
Në mungesë të kuorumit, seanca është mbyllur për të vazhduar javën e ardhshme.

Seanca e sotme është përcjellë me përplasje të shumta teksa në foltore doli edhe shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila doli në foltore duke thënë se audio-incizimi i publikuar dje është tërësisht i fabrikuar. Ajo akuzoi opozitën se po i mungon Lista Serbe, që siç tha nuk është këtu qe “28 muaj”.

Teksa po fliste asaj iu vendos një shirit i verdhë ku shkruante “danger” apo rrezik.. Shiritin e vendosi deputeti Haki-Abazi.

“Aq shumë po ju pengojnë se nuk janë këtu qe 28 muaj dhe i thirrni bashkëpunëtorë, bashkëpronarë. Kjo çka ka ndodh dje është fabrikim i plotë. Imagjinoni kur të dalin kush e ka vizitu Radoçiqin e kush ka pasë biznese me të. Linçimet, sjelljet e ulta kanë me shku bashkë me juve siç keni me shku në zgjedhjet e 9 shkurtit”, tha Kusari-Lila në foltoren e Kuvendit. /Reporteri.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu