Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale vitin e ardhshëm. Ai nga Kërçova tha se e mbanë për fjale kryeministrin Mickoksi në atë që e tha gjatë seancës së pyetjeve të deputetëve.
“Hristijan Mickoksi në pyetje deputetësh doli hapur dhe tha urdhëroni të shkojmë në zgjedhje. Unë e mbaj për fjale. Në tetor të vitit të ardhshëm bashkë zgjedhje lokale dhe parlamentare”, tha Ali Ahmeti
Kryetari i ASh-së, Arben Taravari, nuk është kundër, por thotë se duhet të ketë konsensus më të gjerë nëse vendoset shkohet në zgjedhje të parakohshme.
“Sa i mbaruam zgjedhjet para 5-6 muajsh. Jemi të hapur për të biseduar për gjitha çështjet, por duhet të kemi një konsensus më të gjërë nëse shkohet në zgjedhje. Nëse e ka për të matur forcat se ku është VLEN dhe ku BDI, vitin e ardhëm kemi zgjedhje lokale. I them se ka gjëra tjera, i shohim në takime me popullin, 4-5 rendet e para i kanë njerëzit e njëjtë, ish funksionarë dhe biznesmenë të cilët e kanë përkrah BDI-në. Mund të ulemi të bisedojmë, zgjedhjet lokale gjithsesi mbahen vitin e ardhshëm”, deklaroi Arben Taravari.
Edhe Mickoski është pyetur për zgjedhjet e parakohshme. Ai ka thënë se VMRO-DPMNE-ja është e gatshme që nesër të shkojë në zgjedhje, por ka vlerësuar se kjo nuk është mirë dhe se duhet të përkushtohen për plotësimin e programit qeveritar.
“Kemi zgjedhje lokale vitin e ardhshëm. Qytetarët në ato zgjedhje do të tregojnë se kemi apo jo nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nëse janë të nevojshme mundemi menjëherë pas asaj t’i organizojmë. Nëse ata i japin karton të kuq VMRO-së dhe Qeverisë, nëse i votojnë kandidatët e komunave të LSDM-së dhe BDI-së, atëherë ne nuk do ta injorojmë atë porosi”, tha Hristijan Micksoki.
Ndryshe edhe nga LSDM kanë thënë se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare./tv21