Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i kërkoi deputetëve të Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve që të publikojnë provat e SPAK ndaj Belinda Balluku, një kërkesë që u kundërshtua menjëherë nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Bardhi theksoi se një veprim i tillë do të ishte shkelje e ligjit dhe cenim i sekretit hetimor, duke argumentuar se publikimi i provave do t’i shërbente interesave të Edi Rama dhe Ballukut për të dëmtuar hetimet në vijim. Sipas tij, opozita nuk mund të pretendojë se mbron drejtësinë duke kryer veprime që e cenojnë atë, ndërsa e cilësoi thirrjen për publikimin e dosjes si pjesë të një strategjie të Ramës për të ndërhyrë në procesin hetimor, një strategji që PD, sipas Bardhit, as nuk e ka ndjekur dhe as nuk do ta ndjekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu