Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të fortë për qytetarët lidhur me përpjekjet për sigurimin e dokumenteve të emigracionit përmes martesave fiktive.

Në njoftimin zyrtar, Ambasada thekson se mashtrimi përmes martesës për qëllime emigracioni përbën krim federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shoqërohet me pasoja të rënda ligjore.

“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze,” thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të shmangin çdo formë mashtrimi dhe të ndjekin vetëm rrugët e ligjshme të emigracionit, duke respektuar procedurat dhe kriteret e parashikuara nga ligji amerikan.

“Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur,” përfundon njoftimi.

Ky paralajmërim vjen në kuadër të përpjekjeve për të informuar dhe ndërgjegjësuar qytetarët mbi rreziqet ligjore që lidhen me praktikat e paligjshme të emigracionit dhe pasojat afatgjata që ato mund të kenë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu