Një lajm i bukur ka ardhur sot nga bota e medias shqiptare: dy gazetarë të njohur, Brixhilda Deda dhe Igli Çelmeta, kanë kurorëzuar me fejesë historinë e tyre të dashurisë.

Çifti, që prej kohësh është pjesë e ekranit dhe medias shqiptare, ndau lajmin e gëzueshëm me miqtë e afërt dhe kolegët, duke marrë urime të shumta për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre.

Brixhilda dhe Igli njihen për profesionalizmin dhe përkushtimin në punën e tyre gazetareske, por sot kanë treguar se përveç pasionit për informacionin, i bashkon edhe një ndjenjë e fortë dashurie.

Në fotot e shpërndara në rrjete sociale, çifti shfaqet i buzëqeshur dhe plot emocion, ndërsa unaza e fejesës shënon fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tyre.

Urime të përzemërta edhe na Redaksia e AIA.AL për Brixhildën dhe Iglin — me dëshirën që dashuria e tyre të jetë po aq e fortë dhe e sinqertë sa fjala që ata shpërndajnë çdo ditë për publikun.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu