
Partia ‘Djathtas për Zhvillim’ po vijon turin e tij elektoral, kësaj rradhe në kryeqytet. Kryetari i partisë Dashamir Shehi në një takim me qytetarët në Tiranë komentoi fushatat e partive respektive në garë që i cilësoi si premtime boshe.
“Këtu ka një sulm ndaj atyre që janë sipërmarrës të vegjël, do bëjmë çmos ta ndryshojmë që njerëzit që kthehen të punojnë. Jemi të gjithë për taksa të ulëta, të gjithë thonë do bëjmë këtë atë se këta e kanë pas mundësinë ta bëjnë dhe se kanë bërë. Ne nuk do bëjmë mrekulli por ato 5 premtime do i mbajmë se i kemi treguar me vite. Ne gjykojmë që kjo që po bëjmë, qytetarit i shkohet atje ku është. Zhurma e madhe është dekori i politikës, ne duam t’i shkojmë qytetarit me imazhin tonë.
Jemi shpresëplotë që do të marrim rezultat politik. Ai vazhdon linjën e vjetër të teatrit me batuta dhe humor. Qyetarët duhet ta kuptojnë kush e ka seriozisht dhe kush do të marri klikime. Përveç pasaportës, që është premtim bosh, ngaZ ana tjetër premtime madhështore që nuk e di si mund të bëhen këto punë.”