
Në një reagim të fortë publik, kryetari i Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj ka denoncuar atë që e quan një fushatë të organizuar kundër tij për ta penguar të hyjë në Kuvend. Me tone të ashpra, ai sulmon politikanë të vjetër e të rinj, duke përmendur bashkëkryetarin e nismës Endri Shabani dhe dajon e tij, Zeqirin që nuk po respekton një ujdi parazgjedhore sipas së cilës futën në lista farefisin. Ata duhet te jepnin dorëheqjen por daja i Shabanit nuk iu përmbajt paktit dhe po kërkon mandatin e Lapaj.
“Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem,” deklaron Lapaj.
Ai shprehet i zhgënjyer nga aleatët e dikurshëm, përfshirë Endri Shabanin, të cilin e akuzon se është angazhuar për hapjen e listave, por ka përfituar për familjarët e vet.
“Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani, të cilit i shtriva dorën e bashkimit, nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do më ndalojnë mua të shkoj në Parlament,” – thekson ai.
“Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta ‘të rinjtë’, deri dhe te ky që e futa në gji… nga të gjithë,” vijon më tej Lapaj.
Në përfundim, ai thekson se ndaj tij dhe ekipit të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” po konsumohet një padrejtësi publike, duke i lënë gjykimin në dorë qytetarëve.
“Populli do gjykojë!” – përmbyll deklaratën e tij.