Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim dy shtetas në Durrës, të dyshuar për mashtrim dhe shkelje të karantinës së bimëve dhe kafshëve.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë identifikuar dhe po punojnë për kapjen e shtetasve G. S., 40 vjeç, dhe R. S., 35 vjeçe, bashkëshortë dhe banues në qytetin bregdetar. Ata administronin një qendër trajnimi për qen.

Dyshohet se ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit R. I. dhe M. D., të cilët pretendojnë se janë mashtruar pasi kanë dërguar qentë për trajnim dhe nuk i kanë marrë më mbrapsht.

Autoritetet bëjnë me dije se vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e çiftit, ndërsa po hetohen edhe rrethanat e plota të rastit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu