Analistët kthehen në profesionistë futbolli. Ky është rasti tipik që kemi hasur në ekranet televizive që nga nisja e Kampionatit Europian 2024.

Analistë dhe së fundi moderatorë i japin vetes të drejtën të komentojnë dhe analizojnë ndeshjet dhe lojën e Kombëtares shqiptare në “Euro 2024”.

yacht hotel sarande

Një guxim të tillë ka marrë dhe moderatorja Grida Duma, vetëm se në ndryshim nga të tjerët, me mënyrën e saj të të folurit që e karakterizon, ka bërë një lëmsh të cilin me siguri as vetë nuk do të mundet ta zgjidhë.

“Në këto momente gjithë shpirti i kombëtarizimit dhe i zhvillimit shqiptar është fokusuar te shqiptarët që ndjekin Europianin dhe shqiptarët që na përfaqësojnë në Kombëtaren shqiptare, të cilët janë krenari pavarësisht të gjitha komenteve, pluseve dhe minuseve, pritshmërive të larta.

Pritshmëritë e larta është që marrin pjesë në Europian dhe suksesshëm. Është rrallëherë që ‘Top Story’ është kaq rigoroz me kohën për t’ia lënë vendin ‘Top Arenës’ që do të japë atë që duhet të japë në shpirtin e entuziazmit për një Shqipëri që e ndien veten të madhe, që e ka treguar në dyert e Evropës, por tashmë edhe në rrugët e Evropës, atje ku ka çuditur me kuqezinë e vet dhe së paku në sasinë e vetë”, ka thënë ndër të tjera Grida Duma.

Në fakt duhet deshifruar se çfarë ka dashur të thotë Grida Duma në këtë koment, por një gjë është e sigurt, Grida Duma duhet të heqë dorë së komentuari sportin./ CNA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu