Kryeministri Edi Rama, me anë të një deklarate për mediat ka komentuar vendimin e marrë sot nga ERE, për të ulur çmimin e energjisë në 8.5 lekë për kilovat.

Rama deklaroi se masa është mirëmenduar. Ai tha se kjo ulje e çmimit të energjisë është në tendencë të kundërt me çmimet në rajon, që vetëm rriten. Kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria është e para në rajon për prodhimin e energjisë.

yacht hotel sarande

Edi Rama: Do të ndajmë me publikun një arritje që është nga domethënëset e qeverisëse sinë, uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike. Sot kemi marrë një masë të mirëmenduar për çmimin e energjisë. Këto janë fryte të reformave të ndërmarra.

Ulja e çmimit të energjisë, është në tendencë të kundërt me çmimet në rajon. Kjo ulje e çmimit të energjisë është diskutuar edhe me ekspertë. Shqipëria sot, falë masave që kemi marrë, është prodhues i madh energjie, më i madhi në rajon. Shqipëria 10 përqind të energjisë e merr nga dielli./(Balkanweb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu