
Muaji prill shënoi një rritje të lehtë të çmimeve në tërësi. INSTAT njoftoi se inflacioni arriti në 2,3 %, nga 2.1 që ishte në mars.
Çmimet janë rritur edhe krahasor me një vit më parë.
Zarzavatet udhëheqin rritjen më të madhe të çmimeve gjatë muajit prill, me 7.7 %.
Por shqiptarët kanë paguar më shtrenjtë edhe për vezët, pasi ato tregtohen me afro 5 deri në 10 lekë më shumë për kokërr.
Më pas vjen grupi i ushqimeve dhe pijeve alkoolike si dhe kafeja, me një rritje prej 5%.
Prej kohësh ekspertët kanë ngritur shqetësimin e mungesë së prodhimit vendas, duke bërë që tregu të mbulohet me import.
Për rrjedhojë çmimet e importit s’ka kush t’i konkurrojë. E thënë ndryshe gjatë muajit prill, të ardhurat e shqiptarëve janë zhvlerësuar me 2.3%./vizionplus.tv