
Kosova po zhvillon një ndeshje spektakolare në transfertë ndaj Sllovakisë, duke thelluar avantazhin në 4-2 dhe duke hedhur një hap të madh drejt objektivit.
Golin e katërt për Dardanët e realizoi Kreshnik Hajrizi në minutën e 72-të, duke përfituar nga një moment pakujdesie në mbrojtjen vendase dhe duke mposhtur portierin.
Skuadra e Kosovës reagoi fuqishëm në pjesën e dytë, fillimisht me Fisnik Asllanin që barazoi shifrat në minutën e 47-të me një goditje me kokë. Më pas ishte Muslija që përmbysi rezultatin në minutën e 60-të, përpara se Hajrizi të vuloste avantazhin.
Ndeshja vijon me ritëm të lartë, ndërsa Kosova është shumë pranë një fitoreje të madhe në transfertë.





