Aktorja e njohur amerikane Claire Danes ka treguar se përjetoi një tronditje të fortë emocionale kur zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë në moshën 44-vjeçare.

Ylli i serialit “Homeland” tha se shpërtheu në lot sapo mësoi lajmin, duke e cilësuar momentin si një “meltdown të plotë”. Në një bisedë për podcastin “Good Hang” të Amy Poehler, Danes rrëfeu se telefonoi gjinekologen e saj mes lotësh të pakontrollueshëm.

Sipas aktores, surpriza ishte edhe më e madhe për shkak se ajo kishte pasur vështirësi të mëparshme për të mbetur shtatzënë, duke iu nënshtruar dy cikleve IVF për lindjen e djalit të saj të dytë.

 

“Asgjë nga kjo nuk ishte planifikuar. Nuk e dija që ishte fizikisht e mundur në moshën 44-vjeçare,” – tha Danes.

Aktorja tregoi se probabiliteti për një shtatzëni natyrale në atë moshë ishte më pak se 1%, çka e bënte lajmin edhe më të pabesueshëm. Ajo kujtoi se ndodhej në një spa me një mike të afërt, së cilës i kishte rrëfyer dyshimet e saj, para se një test shtatzënie të konfirmonte lajmin.

“Ishte shkruar me shkronja të mëdha ‘PREGNANT’ dhe unë shpërtheva në lot,” – tha ajo.

Claire Danes dhe bashkëshorti i saj, aktori britanik Hugh Dancy, u bënë prindër të vajzës së tyre Shay në korrik të vitit 2023. Aktorja e përshkroi të bijën si “ëndërrimtare dhe të butë”.

Danes dhe Dancy janë të martuar që prej vitit 2009 dhe kanë tre fëmijë. Së fundmi, aktorja është nominuar për një Golden Globe për rolin e saj në serialin e Netflix “The Beast in Me”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu