
Sezoni i katërt i serialit hit “Bridgerton” pritet të sjellë një ngjarje tronditëse, pasi traileri i pjesës së dytë ka ngritur dyshime për vdekjen e një personazhi kryesor. Fansat vunë re disa figura të veshura me të zeza, duke aluduar për një funeral të mundshëm.
Një nga teoritë më të përhapura lidhet me John, bashkëshortin e Francesca-s. Në romanin “When He Was Wicked” të Julia Quinn, historia fokusohet te martesa e tyre përpara vdekjes së papritur të John, pas së cilës Francesca gjen dashurinë me kushëririn e tij. Seriali ka bërë disa ndryshime në personazhe, por rrjedha e ngjarjeve mund të mbetet e ngjashme.
Një tjetër mundësi është Marina, vdekja e së cilës në librin “To Sir Phillip, With Love” shërben si pikënisje për historinë romantike të Eloise. Nëse producentët vendosin të ndjekin këtë linjë, romanca e Eloise mund të vijë më shpejt nga sa pritej.
Spekulime ka edhe për familjen mbretërore. Disa fansa përmendin Mbretin George, ndërsa të tjerë kanë frikë për Mbretëreshën Charlotte. Megjithatë, producentja Jess Brownell ka lënë të kuptohet se seriali zhvillohet në një “dimension alternativ”, duke sugjeruar se Charlotte mund të mos largohet nga historia.
“Bridgerton” u rikthye me pjesën e parë të sezonit më 29 janar, ndërsa pjesa e dytë pritet të publikohet më 26 shkurt, duke premtuar surpriza dhe kthesa dramatike për shikuesit.



