Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Adriatik Lapajt dhe la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që mandati i Nismës Shqipëria Bëhet t’i jepet Ana Dajkos. Ajo ishte e para në listën e mbyllur të Tiranës për koalicionin në fjalë, mandati i të cilit krijoi një përplasje mes dy palëve, Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabani.

Megjithatë, vendimi i sotëm është një lajm i mirë pasi i hap rrugë certifikimit përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit. Pas pushimeve të gjata të verës, pritet që politika shqiptare të rikthehet në skenë në shtator.

Mandati i Kuvendit aktual mbyllet më 9 shtator. Kushtetuta thotë që parlamenti i ri do t’i hapë dyert pasi Presidenti të përcaktojë datën me një dekret dhe ajo nuk mund të vonohet më shumë se 10 ditë. Pra brenda 20 shtatorit, shqiptarët do të kenë Kuvendin e ri.

Por kush do të jenë deputetët që do t’i përfaqësojnë?

Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit la në pushtet sërish Partinë Socialiste, kësaj here me një mazhorancë më të madhe, me 83 mandate të fituara. Partia Demokratike mori 50 mandate. Partia Socialdemokrate fitoi tre mandate, ndërsa dy i mori Partia e Agron Shehajt, “Mundësia”. Nga një mandat morën Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.

Për këtë të fundit, vendosi sot Kolegji dhe përfundimisht do të jetë Ana Dajko ajo që do i përfaqësojë në Kuvend. Nga Lëvizja Bashkë, deputet do të jetë Redi Muçi.

Agron Shehaj do të rikthehet në karrigen e Kuvendit, por si kryetar i partisë së tij teksa bashkë me të do të jetë edhe Erald Kapri, i renditur i dyti në listën e mbyllur.

Partia Socialdemokrate do të ketë një përfaqësuese në Tiranë, Albana Pëllumbin ndërsa dy në Shkodër, Tom Doshin dhe Sabina Jorgon.

Siç e përmendëm edhe më lart, “peshën” më të madhe të karrigeve të kuvendit do ta mbajë Partia Socialiste me 83 mandate. 30 prej tyre kanë qenë në legjislaturën që po lëmë pas ndërsa 53 emra të rinj do të ulet për herë të parë në parlamentin shqiptar.

Mes tyre përmendim emra si Delina Brahimaj, Petrit Malaj, Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Pirro Vengu, Igli Hasani, Ervin Hoxha që kanë mbajtur post ministri por nuk kanë qenë pjesë e Parlamentit. Emra të tjerë që vlejnë të përmendim janë Ervin Demo, Agron Malaj, apo edhe profesoresha Iris Luarasi apo edhe Ardit Bidon dhe Marjana Koçekun nga Shkodra. 24-vjeçarja është edhe deputetja më e re në moshë.

Nga Partia Demokratike, do të jenë 14 deputetë të rinj teksa pjesa të tjerë do ta rigjejnë sërish ulësen në Kuvend, po nga ana e opozitës. Nga radhët e selisë blu është deputeti më i vjetër i Kuvendit, Sali Berisha.

Cilët janë deputetët e rinj nga Partia Socialiste?

Ervin Demo, Agron Malaj, Tërmet Peci, Aulona Bylykbashi, Elton Korreshi, Genti Lakollari, Bledi Çomo, Besa Spaho, Onid Bejleri, Romina Kuko, Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Petrit Malaj, Pirro Vengu, Adea Pirdeni, Albana Koçiu, Igli Hasani, Delina Ibrahimaj, Ervin Hoxha, Ceno Klosi, Ilva Gjuzi, Ani Dyrmishi, Agron Gaxho, Brunilda Mersini, Ermal Pacaj, Olsi Komici, Adi Qose, Klevis Jahaj, Ardit Bido, Etleva Budini, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Zegjine Caushi, Adnan Kadeli, Marjana Koceku, Xhenis Çela, Erion Malaj, Sara Mila, Adnan Kadeli, Skënder Pashaj, Bujar Rexha, Vasil Llajo, Alma Selami, Ana Nako, Enriketa Jaho, Asfloral Haxhiu, Dhimitër Kurti, Piro Dhima, Zamira Sinaj, Iris Luarasi, Hysen Buzali, Loer Kume, Ermal Elezi, Erjona Ismaili.

Cilët janë deputetët e rinj nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore?

Gjin Gjoni, Arjan Ndoja, Manjola Luku, Artan Luku, Kliti Hoti, Zija Ismaili, Denisa Vata, Bledi Himçi, Klodiana Çapja, Ivi Kaso, Fidel Kreka, Besart Xhaferi, Tedi Blushi, Brunilda Haxhiu.

Cilët janë deputetët që do të rikthehen në Kuvend?

Nga PS-ja

Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Bledi Çuçi, Lindita Nikolla, Ulsi Manja, Taulant Balla, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Fadil Nasufi, Hatixhe Konomi, Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Milva Ikonomi, Aurora Mara, Evis Kushi, Saimir Hasalla, Belinda Balluku, Antoneta Dhima, Niko Peleshi, Ilirina Pendavinji, Eduart Shalsi, Ornaldo Rakipi, Anila Denaj, Olta Xhaçka, Damian Gjiknuri, Vullnet Sinaj

Nga PD

Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edi Paloka, Jorida Tabaku, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Tomor Alizoti, Gazment Bardhi, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Tritan Shehu, Bledjon Nallbati, Flamur Hoxha, Isuf Çelaj, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Luçiano Boçi, Greta Bardeli, Ramadan Likaj, Bujar Lesaj, Ina Zhupa, Vangjel Dule (aleat), Fatmir Mediu (aleat)

/tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu