
Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka ndezur rrjetin me paralajmërimin e projektit të ri muzikor, “Çike Çike”, pjesë e albumit të saj të ardhshëm “Dirty Blonde”.
Kënga pritet të publikohet këtë të premte dhe ka ngjallur interes të veçantë te publiku shqiptar, pasi përmban vargje në shqip që tashmë janë bërë virale në rrjete sociale:
“Çike çike luj belin çike, ti je një bombë, bombë atomike”.
View this post on Instagram
Album vizual me 13 klipe
Albumi “Dirty Blonde” është konceptuar si një album vizual, ku të 13 këngët do të shoqërohen me videoklipe përkatëse. Së fundmi, Rexha publikoi një trailer në Instagram, duke rritur pritshmëritë për projektin.
Në mbishkrimin e videos ajo përdori një frazë provokuese për fansat shqiptarë, duke sinjalizuar energjinë e fortë dhe stilin e guximshëm që do të karakterizojë këngën.
Skena provokuese në klip
Pamjet e para nga videoklipi tregojnë një Bebe ndryshe nga herët e tjera, në një skenar flirtues me një burrë shumë më të moshuar. Në një moment ajo shfaqet duke e puthur atë, një detaj që ka ndezur diskutime në rrjet.
Vëmendje ka marrë edhe tatuazhi me emrin “Bebe” në trupin e personazhit mashkull, ndërsa këngëtarja paraqitet me stilin e saj ekstravagant dhe plot vetëbesim.
“Çike Çike” del sonte në orën 9 PM (PST).



