
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar se trofeu origjinal i Botërorit të Klubeve do qëndrojë në zyrën e tij. FIFA është kujdesur të bëjë një kopje, e cila më pas iu dorëzua Çelsit.
Trump ishte pjesë e ceremonisë në finalen e madhe, ndërsa edhe qëndroi me ekipin në festën me trofeun. Në atë moment u krijua edhe konfuzion te futbollistët e Çelsit.
Vetë Infantino e prezantoi trofeun për herë të parë në zyrën e presidentit të SHBA-së. Dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar aty.
“U thashë, kur do ta merrni trofeun? Ata thanë nuk do e marrin. Mund ta mbash gjithmonë në zyrë. Do të bëjmë një tjetër”, u shpreh Trump..Panorama