
Sipas sondazhit të publikuar nga ABC News në kuadër të emisionit “Zëri i Shqiptarëve”, Ogerta Manastirliu (PS) do të fitonte garën për Bashkinë e Tiranës me 53.3% të votave, duke ruajtur të njëjtin nivel mbështetjeje që kishte Erion Veliaj.
Florjan Binaj, kandidati i pavarur me mbështetje nga opozita, merr 39.6%, ndërsa Arlind Qori nga “Lëvizja Bashkë” arrin në 7%, duke shënuar rritje përtej marzhit të gabimit statistik.
Sondazhi u krye me 1221 të anketuar në 24 njësitë e Bashkisë Tiranë, me një marzh gabimi ±2.9%.
85.5% e votuesve socialistë të pyetur nga sondazhi i ABC News zgjedhin Ogerta Manastirliun si kryetare të Bashkisë së Tiranës, dhe 14.5% e socialistëve të ankentuar zgjedhin Erjon Veliajn
76.3% e të anketuarëve në sondazhin e publikuar në ABC News, mendojnë se pas arrestimit të Erion Veliajt, në Tiranë duhet të zhvillohen zgjedhje për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës.