Aktorja fituese e çmimit “Oscar”, Charlize Theron, ka kritikuar hapur industrinë e filmit në Hollywood për mungesën e mbështetjes ndaj filmave aksion me protagoniste femra. Në një intervistë për The New York Times, Theron dhe kolegia e saj, Uma Thurman, folën për sfidat që gratë përballen në këtë zhanër, ndërsa promovojnë filmin e ri të Netflix, “The Old Guard 2.”

“Po, është më e vështirë,” tha Theron. “Është e ditur. Filmat aksion me protagoniste femra nuk marrin miratimin që marrin ata me burra në rolin kryesor. Gjithmonë më ka frustraruar fakti që djemtë e kanë një ‘udhë të lirë’.”

Sipas saj, ekziston një standard i dyfishtë në industrinë e filmit: aktorët meshkuj që dështojnë me disa projekte njëri pas tjetrit, prapë marrin mundësi të tjera, ndërsa një aktore që ka një dështim, shpesh herë nuk e merr më një rol të tillë.

“Kur një film me protagoniste femër nuk ka sukses të madh, shanset për t’u kthyer në një tjetër rol aksioni janë thuajse zero. Studio nuk e marrin këtë ‘rrezik’, por do ta marrin shumë herë me të njëjtët burra që ndoshta kanë pasur një seri filmash të dështuara.”

Theron dhe Thurman janë ndër aktoret më të suksesshme në këtë zhanër. Thurman ka hyrë në histori me rolin e saj në “Kill Bill”, ndërsa Theron ka luajtur në filma ikonë si “Mad Max: Fury Road”, ku interpretoi personazhin legjendar të Furiosas, dhe në serinë “Fast & Furious.”

Deklaratat e Theron rikthejnë në vëmendje debatin për barazi gjinore në kinematografi, sidomos në zhanrin aksion, ku femrat ende përballen me paragjykime të thella.

Charlize Theron dhe Uma Thurman në “The Old Guard 2”, që pritet të transmetohet këtë verë në Netflix.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu