Një mbrëmje spektakolare u zhvillua sot në Champions League, ku u shënuan plot 36 gola në vetëm 7 ndeshje. Nga supersfida në “Emirates Stadium” deri tek dështimi i Napolit në Eindhoven, kjo javë e Champions-it do të mbahet mend për gola, emocione dhe surpriza.

Arsenali “shkatërron” Atletikon
Në Londër, Arsenali dominoi plotësisht Atletiko Madridin, duke fituar me rezultatin 4-0. Skuadra e Mikel Artetës tregoi forcë dhe efikasitet, duke marrë një fitore që i afron më shumë me fazën e eliminimit direkt.

PSG “shkëlqen” në Leverkusen
Një tjetër spektakël erdhi nga PSG-ja, që fitoi me shifrat e pabesueshme 7-2 ndaj Bayer Leverkusenit. Paço, Doue, Kvaratskhelia, Dembele dhe Vitinha ishin protagonistët e një ndeshjeje që tregoi fuqinë sulmuese të kampionëve francezë.

Napoli i Kontes poshtërohet në Holandë
Në Eindhoven, PSV-ja deklasoi Napolin me rezultatin e rëndë 6-2, në një mbrëmje për t’u harruar për skuadrën e Antonio Kontes. Autogolat dhe dobësitë në mbrojtje u shfrytëzuan maksimalisht nga vendasit, që realizuan një fitore historike.

Siti dhe Interi, fitore të sigurta në transfertë
Manchester City fitoi 2-0 ndaj Villarrealit, falë golave të Haaland dhe Bernardo Silva-s, ndërsa Interi i Kristian Kivu nuk u ndal duke fituar 4-0 ndaj R.U.S. Gilloise.

Dortmundi dhe Newcastle kompletojnë mbrëmjen e golave
Borussia Dortmund triumfoi 4-2 ndaj Kopenhagenit, ndërsa Newcastle United mposhti me autoritet Benfikën me rezultatin 3-0, me Gordon dhe Barnes në formë të shkëlqyer.


Rezultatet e plota

  • Leverkusen – PSG 2-7
  • Kopenhagen – Dortmund 2-4
  • Newcastle – Benfica 3-0
  • PSV – Napoli 6-2
  • Villarreal – Man. City 0-2
  • R.U.S. Gilloise – Inter 0-4
  • Arsenal – Atletico Madrid 4-0

Një mbrëmje magjike për dashamirësit e futbollit europian, ku Champions League tregoi edhe një herë pse mbetet kompeticioni më emocionues në botë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu