Është mbyllur faza e grupeve në Champions League. Arsenal, Bayern, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Manchester City dhe Sporting Lisbonë janë 8 skuadrat që kalojnë direkt në fazën e 1/8.

Real Madrid dhe PSG janë zhgënjimet e mëdha të kësaj nate, të cilat kanë shpërdoruar mundësinë për të kaluar direkt në fazën tjetër.

Madrilenët janë mposhtur nga Benfika 4-2, ndërsa PSG barazoi 1-1 me Newcastle.

Ndërkohë, Interi, pavarësisht fitores në “Signal Iduna Park” përballë Dortmundit, do të duhet të presë për të mësuar se kush do të jetë kundërshtari i radhës në playoff, për të vijuar ose jo më tej ëndrrën Champions.

Në fazën playoff do të luajnë edhe Real Madrid, PSG, Newcastle, Inter, Juventus, Atletico Madrid, Atalanta, Bayer Leverkusen, Dortmund, Olympiakos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabag, Bodo Glimt dhe Benfica.

Skuadra që ka zhgënjyer ka qenë Napoli, e cila u mund në shtëpi nga Chelsea, duke mbyllur në këtë mënyrë ëndrrën Champions.

Napolitanët u mundën 2-3 në stadiumin “Armando Maradona” nga Chelsea, në një sfidë ku vetëm fitorja i mbante gjallë ëndrrat Champions.

Shorti për sfidat e playoff do të zhvillohet ditën e premte, më 30 janar, në Nion të Zvicrës, në orën 12:00.

Ndeshjet e para të playoff do të luhen më 17/18 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit pas një jave, më 24 dhe 25 shkurt./Vizion plus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu